Vejseli: Zaevi pasi e mori mandatin është e sigurt se do ta bëj Qeverinë

Advertisment

Ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli me rastin e 19 vjetorin të Marrëveshjes së Ohrit theksoi se synimi i kësaj marrëveshje ishte arritja e barazisë për shqiptarët, por që kjo marrëveshje në praktikë ende nuk është përmbushur.

Ai këtë e tha në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ku ishte përballë kreut të Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov.

Reklame

Ne nuk ishim të kënaqur me këtë marrëveshje gjatë kohës kur u negociua, por pranojmë faktin se janë krijuar disa kushte, që nuk ishin më parë. Kjo marrëveshja ende ka lënë të hapura dilema juridike, andaj ajo duhet të plotësohet në tërësi që shqiptarët të ndjehen të barabartë. Zgjidhjet vijnë vetëm nëse do të kemi respekt të ndërsjelltë nga të dyja palët.”, theksoi Vejseli.

Sipas tij, shumë vendime dhe ligje që janë sjellë, por që nuk zbatohen në praktikë. “Kemi institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike dhe ka përfaqësim margjinal. Por ka edhe ligje që në praktikë nuk zbatohen”, thekson ish-kreu i PPD-së.

Vejseli theksoi se SHBA dhe BE kanë pasur kontribut të madh dhe të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit në vend, përfshirë edhe periudhën e konflikit të vitit 2001.

Duke folur për zhvillimet aktuale dhe formimin e Qeverisë së re, Vejseli vlerëson se Zaevi pasi që mori mandatin është e sigurt se do të formojë shumicë parlamentare dhe Qeverinë e re.

“Ne në këto zgjedhje kemi një matematikë ku nuk ka fitues të sigurt me 61 vota. Andaj duhet të koalicionet mes partive për të bërë Qeverinë dhe këtu negociohen të gjitha opsionet, përfshirë edhe propozimin për kryeministër shqiptar. Zaev pasi që mori mandatin është e sigurt se i ka numrat për të bërë Qeverinë”, nënvizon Vejseli. Por, sipas tij, është vështirë të ketë qeveri stabile, për shkak të numrave të ngushtë 61 deri 63 dhe se me këtë uvendi nuk do të jetë funksional sepse mund të ketë mungesa të deputetëve.