Vëllai i Gani Gecit e quan Isa Mustafën spiun të Serbisë e njeri i Rrahman Morinës

Advertisment

Halil Geci i cili është vëllai i Gani Gecit, e ka akuzuar rëndë liderin e LDK’së, Isa Mustafën, duke e quajtur spiun të Serbisë dhe njeri të Rrahman Morinës. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Geci ka bërë akuza të rënda në drejtim të Isa Mustafës, duke e cilësuar si bashkëpunëtor të Rrahman Morinës dhe si zëdhënës në ish-sistemin e Serbisë.

“LDK mori peshqeshin e dikurshem te Beogradit të instaluar me ndihmen e shikut në krye të LDK-s,për ta bërë të parin e vendit,bashkpuntorin e Rrahman Morines,dhe zëdhënsin e ishë sistemit serbisë”, ka shkruar Geci.

Reklame

Ai tutje e akuzon Mustafen si kontribuues në ndryshimet kushtetuese të Serbisë, dhe që lobonte për Serbinë unike.

“Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese të Serbisë ishte i pa zëvendësueshem . Isa u bë zëdhënës i fuqishem për ndryshime kushtetuse ,për “Serbinë unike”, shkruan ndër të tjera Geci.