Vendim zyrtar edhe në Sërbi: Xhamitë hapen nga nesër e Xhuma, namazi do të falet duke respektuar masat

Advertisment

Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë ka marrë vendim për hapjen e xhamive për kryerjen e ritualeve fetare në, para së gjithash faljen e pesë namazeve ditore , namazit të xhumasë dhe tetë rekateve të namazit të teravihëve, duke respektuar të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Ky vendimi mbi hapjen e xhamive hyn në fuqi të premten më datë 08.05.2020, nga namazi i xhumasë.

Reklame

Më poshtë e keni vendimin e plotë nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë të përkthyer nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë:

VENDIM

Pas marrjes së vendimeve mbi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore të cilat u patën shpallur për shkak të pandemisë së korona virusit COVID 19, duke respektuar instruksionet dhe rekomandimet e organeve kompetente dhe të trupave profesionale me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të korona virusit dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve , Meshihati i Bashkësisë islame në Serbi fton të gjithë pjesëtarët e islamit në territorin e Republikës së Serbisë për seriozitet maksimal ndaj shëndetit personal dhe shëndetit të të tjerëve , si dhe për përmbajtjen e të gjitha masave preventive dhe të sjelljes së përgjegjshme përgjithësisht deri sa të ekzistojë rreziku nga infektimi.