Vendime për izolim u janë dhënë 435 personave dhe 75 për vetizolim

Në territorin e shtetit gjatë 24 orëve të fundit 435 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 75 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Siç kumtoi MPB, nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar tetë persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Reklame

Gjithashtu, në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 641 shkelje.