Vendimet e KSHZ-së për ankesat, partitë mund të ankohen në Gjykatën Administrative

Advertisment

Në mbledhje treorëshe, unanimisht, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor mbrëmë i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë politike për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vlerësim i anëtarëve të KSHZ-së ishte se ankesat janë pa dëshmi, ndërkaq një pjesë e madhe e atyre që ishin parashtruar nga E Majta, nuk kishin as nënshkrim nga përfaqësuesi i autorizuar. Për kërkesat për numërim me dorë të fletëvotimeve, anëtarët e KSHZ-së thanë se me dekada mbrapa ato numërohen me dorë dhe tregohen publikisht para anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ndërkaq plotësisht potencuan se nga disa herë janë kontrolluar procesverbalet nga të gjitha 3.480 vendvotimet dhe 80 komisionet komunale zgjedhore, ku nuk ka vërejtje për bazat e ankesave.

Pasi që partitë do t’i pranojnë vendimet e KSHZ-ë, kanë afat prej 24 orëve të parashtrojnë padi në Gjykatën Administrative, e cila ndërkaq, pas pranimit të saj, ka 60 orë për të vendosur.

Reklame

Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të paraqitura nga Partia “E Majta”, anëtarët e Komisionit vendosën se ato nuk kanë pasur nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kanë pasur vulën e paraqitësit të listës, ndërsa për 504 të tjera theksuan se ato nuk janë të mbështetura në prova dhe se teksti i arsyetimit të tyre është i njëjtë në të gjitha ankesat. Ndërkaq, për ankesat e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, poashtu është vlerësuar se janë të pambështetura në prova si dhe ankesat e partive “Demokratët”, SDU, Integra, Partia e Punëtorëve MORO dhe VMRO-DPMNE. Disa nga partitë ankesat e të cilave u refuzuan, kërkuan rishikim të materialit zgjedhor, si dhe të fletëvotimeve të pavlefshme, por edhe ato nuk ishin të mbështetur në prova.

Është e qartë se rezultatet dhe mandatet nga Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tl cilat u mbajtën në kushte mjaft specifike, për shkak të pandemisë me Kovid-19, mbeten ashtu siç ishin publikuar paraprakisht – Koalicioni Mundemi i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, VMRO-DPMNE dhe të tjerët 44, BDI 15, AA dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH një mandat.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski theksoi në mbledhjen e djeshme se këto dy vjet, Komisioni ka treguar se funksionon në bazë të respektimit të ligjeve dhe se kjo nuk do të ndryshojë në asnjë rast, madje as në rastin identik.

“Ne si KSHZ para nesh kemi Kod zgjedhor, kemi udhëzim për zgjidhjen sipas ankesave. Si KSHZ kemi bërë kontrollin e gjithë materialit zgjedhor, procerverbale 16 dhe 21 të të gjitha komisioneve zgjedhore komunale. Në asnjë procesverbal nuk ka vërejtje mbi arsyet e paraqitura në ankesat. Me përgjegjësi theksoj se KSHZ ka bërë punën e saj siç duhet konform Kushtetutës dhe ligjeve. Njëherësh unë përshëndes të gjithë ata që në Fejsbuk dhe rrjetet tjera sociale mendojnë të kundërtën nga unë se mund të vazhdojnë të mendojnë ashtu, por me përgjegjësi ju them se nuk ka asnjë rrugë të vetme të punojnë në kundërshtim me ligjet e këtij shteti”, tha Derkoski.

Vullneti i qytetarëve, sipas tij është shprehur ditën e zgjedhjeve dhe secili ka të drejtë të votojë sipas bindjeve të tyre.

“Rezultatet të cilat u shfaqën, KSHZ-ja atë e verifikoi, e konstatoi dhe e publikoi. Problemet teknike që u paraqitën gjatë publikimit të rezultateve nuk ndikojnë asnjëherë në konstatimin e rezultateve, dhe nuk kanë ndikuar. Numërimi i rezultateve – nuk duhet të bëhemi tani sikur po numërojmë rezultate me dorë në çdo vendvotim. Atë e bëjmë tashmë me dekada mbrapa”, potencoi kryetari i KSHZ-së në mbledhje.

Askush nuk duhet të dyshojë në procesin, thekson ai, duke shtuar se ka 35.000 anëtarë të administratës zgjedhore dhe dhjetëra vëzhgues. Sipas tij, administrata zgjedhore, këshillat zgjedhorë, përfshirë ato speciale dhe komisionet zgjedhore komunale kanë kryer punën e tyre në mënyrë të përsosur, gjë që u tregua edhe në raportin e OSBE/ODIHR edhe pse ky proces për shkak të situatës me Kovid-19 u zhvillua në kushte të vështira të organizimit të tij.

“Do të falënderoja për bashkëpunimin edhe subjektet politike sepse kishim me të vërtetë zgjedhje të qeta, korrekte ku në fund të ditës secili mori aq vota sa kanë vendosur qytetarët”, tha Derkoski.

“Me përgjegjësi dua të them se ky institucion e ka bërë punën e vet në mënyrë ligjore. Të gjithë njerëzit punuan ditë e natë që të kryejnë punët e tyre siç duhet. Publiku nuk duhet të shqetësohet, por duhet t’i besojë KSHZ-së, sepse Kodi zgjedhor nuk njeh manipulime në këtë proces, pasi saktësisht përcakton se si numërohen fletëvotimet, kush i numëron fletëvotimet dhe si e përcakton rezultatin. KSHZ vetëm konstaton rezultatet që më parë janë përmbledhur dhe përcaktuar në vendvotimin nga të paktën dhjetë njerëz në vetë vendvotimin. Nga këto arsye i mohoj të gjitha spekulimet dhe lajmet e rreme që janë shfaqur këto ditë”, tha Derkoski.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, theksoi se Komisioni doli me rezultate të sakta, në kohë dhe të vërteta dhe punon në mënyrë të ligjshme. Lidhur me kërkesat për numërimin manual të votave, Kondarko tha se ajo është e palejueshme dhe e pamundur dhe se çdo fletëvotim u tregohet publikisht të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhor.

“KSHZ-ja nuk është sportel që partitë të kërkojnë në KSHZ votat që u mungojnë në zgjedhje”, tha ai.

Partitë në ankesat e veta, siç tha, nuk parashtruan kurfarë dëshmi, por në pjesën më tl madhe të tyre janë tërësisht paushalle. KSHZ punon në mënyrë ligjore, dhe përveç që partitë me parashtrimin e ankesave të këtilla të pabaza, e dëmtojnë imazhin jo vetëm të institucionit, por edhe të vendit. Kondarko konsideron se Prokuroria e cila ka formuar Komision për zgjedhjet, duhet të merret me disa nga prapashtesat në ankesat e parashtruara, sepse anëtarët e KSHZ-së vërejtën fletë të cilat ngjasonin të jenë fotomontazhë, të fotoshopuara, përmes Fejsbukut.

Sipas Janakie Vitanovskit, madje zgjedhjet kanë qenë korrekte, të lira dhe demokratike dhe shtoi se ato u mbajtën në kushte të pandemisë, ndërsa Elizabeta Postolovska, duke shpjeguar vendimin për ankesat e paraqitura nga VMRO-DPMNE, tha se me përgjegjësinë më të madhe pretendon se nuk ka gjetur asnjë provë që do ishte në favor të këtyre ankesave.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoni, të pestat të parakohshme, u mbajtën në kushte specifike dhe kërkesa për respektim të masave për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. U botua tre ditë dhe atë të hënën, të martën dhe të mërkurën, ndërkaq të drejtë vote patën një milion e 814 mijë e 263 votues. Të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan 943.750 votues.