Vendkalimi kufitar në Jazhincë vazhdon të jetë i mbyllur, ja arsyeja

Advertisment

Vendkalimi kufitar në Jazhincë për hyrje në Republikën e Kosovës është gati për punë që nga mesnata, por qytetarët nuk po munden të qarkullojnë në këtë vendbanim pasi pika kufitare në anën e Kosovës nuk po funksionon.

“Ne jemi të gatshëm për punë, por nuk ka qarkullim sepse kolegët nga vendkalimi kufitar i Glloboçicës na informuan se vendkalimi i tyre kufitar do të fillojë të funksionojë nga 28 qershori.
Ka pasur katër automjete që donin të hynin në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar të Jazhincës, por për shkak të situatës dhe njoftimit për ndalesë nga ana e Kosovës, janë kthyee mbrapsht”, tha Zharko Trpevski, komandant i vendkalimit kufitar të Jazhincës.

Reklame

Prej sot, në përputhje me vendimin e Qeverisë, janë hapur plotësisht vendkalimet kufitare në të gjithë territorin vendit pa kushte, respektivisht pa vendim për izolim ose deklaratë dhe pa PCR test.