Vendkalimi Llojan-Miratoc, u plakëm e su bë

Fejzi Ajdari

Serbia po pergatitet per ndertimin e kufirit te Miratoc-Llojan, kurse Maqedonia nuk po arrine assesi ta perfundoj 13 kilometërshin Shkup-Bllacë!

Reklame

Eh keto vendkalimet kufitare!! U plakem, duke trumbetuar partite shqiptare cdo fushate qe nga viti 1991, se do t’i hapin. Premtime koti te tipit, do ta rindertojme (modernizojme) kufirin me Kosoven ne pjesen e Tetoves, do ta rikonstuojme rrugen deri ne “Qafe Thanë” (kufiri me Shqiperine), do ta ndertojme “Rrugen e Arbërit” (projekt qe shkurton rruge Shkup-Tirane ne 3 ore) etj.

Nga te gjitha keto premtime 30 vjecare te faktorit politik shqiptar, sot, e dini cili eshte “suksesi”???

Asnje nga keto projekte nuk eshte realizuar…, ASNJË, pervec qe eshte shpall Tenderi dhe kane filluar punimet per ndertimin e ausotsrades Shkup-Bllacë, projekt ky i cili gjykuar sipas ritmit, intenzitetit te punimeve ndertimore, nuk dihet se kur do te perfundoje!

Nderkohe ne pjesen maqedonase, ne kufirin me Serbine dhe Bullgarine, jane hapur dhe hapur, disa vendkalime te reja, si dhe jane ndertuar rruget qe shpiejne drejte ketyre Kalimeve kufitare me Serbine e Bullgarine.

Per vendkalimet kufitare ne pjeset ku banon popullate kryesisht shqiptare, s’ka problem (!!!), sepse ka kohe…., duhet te plaken edhe disa gjenerata (breza)!

S’ka problem rinia shqiptare e ka te hapur rrugen per ne Gjermani, sa per projektet e ketij lloji nuk ka problem, do te rindertohen e hapen ndonjehere….