Vendosi Filipçe, do të vaksinohet me vaksinën kineze

Deri tani, asnjëherë nuk ka treguar se kur dhe me cilën vaksinë anti-Covid do të vaksinohet. Por, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vendosi, do të vaksinohet me vaksinën kineze të komapnisë “Sinofarm”, 200 mijë dozat e të cilët kanë arritur sot në mëngjes.

“Do të jap shembull personal. Do të vaksinohem javën e ardhshme. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, për këtë nuk ka nevojë të vihet theks që të zgjedhet vaksina, sepse të gjitha janë të njëjtat në cilësi”, tha Filipçe.

Reklame

Përndryshe, me 200 mijë vaksinat kineze parashihet të fillojë edhe vaksinimi masiv ditën e martë, më 4 maj 2021./TV21