Veprimtari nga komuna e Vrapçishtit kalon në Lëvizjen BESA

Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot t’a mirëpres në zyrat e Lëvizjes BESA, veprimtarin dhe ish ushtarin e UÇK-së Nagip Jonuzi nga fshati Dobërdoll i Komunës së Vrapçishtit.

Përndryshe, z. Jonuzi i njohur me nofkën “Plisi” ka dhënë kontribut të veçantë në konfliktin e vitit 2001, si dhe ka qenë pjesë e çdo nisme që ka qenë në interes të shqiptarëve.

Reklame

Nga sot komandant Plisi vendosi që të bëhet pjesë e familjes së madhe të Lëvizjes BESA.

Interesimi për t’u bërë pjesë e Lëvizjes BESA dita ditës po rritet. – shkruan Bilall Kasami në Facebook.