Veproi ndryshe nga çdo vend tjetër/ Numri i viktimave në Suedi nga koronavirusi shkon mbi 5 mijë

Me këtë rritje sot Suedia ka tejkaluar shifrën e 5 mijë viktimave dhe të infektuar numërohen në total 54.562.

Ditën e sotme në Suedi kanë gjetur vdekjen si shkak i Covid-19 102 persona dhe janë infektuar të paktën 1.239 pacientë të tjerë. Kjo është një rritje e ndjeshme ditore në Suedi, vend i cili ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, me vendin e hapur ndërkohë që e gjithë bota ishte izoluar.

Reklame

Me këtë rritje sot Suedia ka tejkaluar shifrën e 5 mijë viktimave dhe të infektuar numërohen në total 54.562.

Kujtojmë se ky shtet tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, për qasjen e përdorur në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Ndryshe nga çdo vend tjetër, Suedia nuk u karantinua.

Në fillim dukej se kishte sukses, por tashmë autoritetet kanë pranuar se ajo ishte një zgjedhje e gabuar. Kështu vdekjet për shkak të Covid-19, i kanë kaluar 5000, me një popullsi prej 10 milionë banorë, Suedia ka pasur një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash, krahasuar me vendet fqinje. Por shkaku kryesor për këto shifra, mendohet të jetë mungesa e izolimit.

Burimi: thejakartapost