Vërshimet dëmtojnë oborret e shtëpive në Sllupçan (VIDEO)

Advertisment

Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës. Ankesat e banorëve janë në drejtim të asaj se shkaku i problemit me kanalizimin në fshat, edhe reshjet më të vogla të shiut thonë ata ju bëjnë dëme.

Në adresë të Televizionit SHENJA, banorët kanë dërguar edhe pamje nga ku shihet se si oborret e shtëpive të tyre janë mbushur përplot me ujë. Ata fajësojnë Komunën që edhe përkundër kërkesave të tyre të shumta, nuk po marrin masa për të ju dalë në ndihmë. /SHENJA

Reklame