Vërshimet në Tearcë, qytetarët presin kompensimin e dëmit

Advertisment

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të 24 Qershorit në Komunën e Tearcës që shkaktuan rritjen e nivelit të Lumit Lumbardhi në Tearcë dhe Rojna në Dobroshtë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa vendbanime. Banorë të Tearcës thonë se është devijuar shtrati i Lumbardhit duke dëmtuar të mbjellat dhe arat.

Përvec fatkeqësisë natyrore, banorët e Tearcës përballen edhe me problemin e ‘faktorit njeri” – hudhjes së mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore në shtratin e lumit gjë që ka rezultuar që lumi të devijojë nga shtrati.

Reklame

Qytetarët e dëmtuar shprehen se autoritetet kompetente të Komunës së Tearcës kanë vizituar zonat e prekura të dëmtimeve brenda fshatit, por nuk kanë ardhur për të inspektuar dëmet nëpër arrat e tyre.

Nga Komuna e Tearcës sigurojnë se do të kompensohen dëmet. Kreu I Komunës Isen Asani tha se pas përmbytjeve është formuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve si për dëmet e shkaktuar nga Lumi Rojna poashtu edhe nga Lumbardhi.

Më 24 Qershor, në orët e mbrëmjes ishte zhvilluar një dramë e vërtetë në disa rajone të Komunës së Tearcës kur pas reshjeve të shiut ishte rritur niveli i lumejve në këtë komunë. Derisa qytetarët janë në pritje të kompensimit të dëmeve, fatkeqësia natyrore ka sjellë edhe pasoja tjera. Lagje të Tearcës por edhe vendbanime të tjera, tashmë disa ditë po përballen me mungesë të ujit.