Lumejt në fshatrat e rajonit të Tearcës dalin nga shtrati, bllokohet rruga Tetovë – Jazhincë (VIDEO)

Advertisment

Reshjet intensive të shiut gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumejve në rajonin e Tetovës, veçanarisht në Komunën e Tearcës.

Sipas informacioneve nga terreni, mbrëmë lumejt e disa fshatrave në komunat Tearcë dhe Jegunovcë kanë dalë nga shtrati.

Reklame

Po ashtu është bllokuar edhe rruga rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshatrat Dobroshtë dhe Odër, pasi që lumi doli nga shtrati dhe janë shkaktuar vërshime të mëdha.
Rrezik për të dalë nga shtrati ka pas edhe Lumbardhi (Bistrica) që gjendet në mes fshatit Tearcë dhe Përshefcë.

Nga komuna e Tearcës kanë theksuar se ekipet në terren janë duke punuar në pastrimin e rrugës. Kryetari i kësaj komune ka nxjerrë pamje nga rrugët e vërshuara. Por edhe banorët kanë shprehur shqetësime për situatën e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

&