Verushevski: Gruevski ka më shumë “b omba” se Zaevi

19
#

Ish-shefi i DZK, Zoran Verushevski gjatë marrjes së sotme në pyetje për rastin “Target – Fortesa” theksoi se të arratisurit Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski padyshim posedojnë dokumentacion shumë më voluminoz prej atij që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e dorëzoi në Prokurorinë Publike Speciale.

“Këtë dokumentacion që e posedon PSP është minore në raport me atë që e posedojnë këta tre persona. Vetëm një Zot e di se çfarë nuk posedojnë tjetër. Posedojnë edhe dokumentacion tjetër që nuk është lëndë e kësaj akuze”, tha Verushevski.

Ai në mënyrë indirekte e akuzoi PSP-në që Gruevski, Grujovski dhe Boshkovski nuk janë të pranishëm në shtet, si edhe në këtë gjykim, duke potencuar se, sipas tij, këta tre persona janë “fajtorët” kryesorë.

“Dokumentacioni bazë, vëllimi i saj, struktura e saj e plotë ndodhet në duart e personave të cilët janë në Greqi dhe në Hungari”, shtoi Verushevski.

Ish-agjenti zbuloi se mandati i PSP-së prej asaj kohe e deri më sot është me qëllim që të rrënohet miti se ky dokumentacion është i prerë dhe ngjitur.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DZK në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilat nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë.

Komunikimi është ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të validitetit të urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numrave telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.