Vesel Memedi: Partitë po bëjnë kalkulime për vota, skanë interes për qytetarët

Advertisment

Rilindja Demokratike Kombëtare ndanë bindjen se subjektet politike në vend duhet të veprojnë në ngritjen e nivelit të politikbërjes me prioritet interesat e qytetarëve dhe jo kalkulimet e imëta politike për vota, theksoi kryetari i kësaj partie, Vesel Memedi në takimin me ambasadorin gjerman Thmoas Gerberich.

Sipas tij, Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim se arsyet kryesore për formimin e koalicioneve parazgjedhore dhe atyre paszgjedhore duhet të jenë përputhjet programore dhe ideologjike, dhe jo interesat e ngushta të liderëve politik për të mbijetuar në skenën politike. Në këtë takim bëhet e ditur se u u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të veçant në nevojën imediate që në Maqedoninë e Veriut politikat të jenë të orientuara drejtë forcimit të institucioneve shtetërore për luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë.