Veseli e djeg Flora Brovinën: AKI ta vërtetojë fotografinë

19

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se edhe nëse fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina ku sipas saj aty janë serbët duke dhu.nuar një grua shqiptare në lu.ftën e Kosovës janë gabim, nuk duhet të lëkundet qëndrimi i Kosovës se Serbia ka kryer kr.ime në Kosovë.

“Diçka duhet të jetë e qartë, çka do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend duhet të marrë përgjegjësi është që distancim edhe d.ënim ka deri në fund për gje.nocidin serb në Kosovë e s’duhet të lejohet të ikim nga primati i idesë për t’u dë.nuar gje.nocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, për të cilën ju e thatë, do të ishte disfatiste, nëse ka diku diçka luftë speciale për këto. Nuk jam në gjendje të flas për diçka që s’isha i informuar. Por diçka ka të vërtetë. Kjo na bën të gjithëve të gjallë e të fortë që jo të kthejmë menjëherë shpinën. Serbia ka kryer k.rime. Ka kryer dh.unime, vr.asje”, ka thënë ai në vazhdimin e seancës të enjten në mbrëmje.

Veseli ka thënë se Serbia ka kryer shumë dhu.nime në Kosovë dhe do të flasë me emra publikisht në Kuvend.

“Nëse ka ndodh një gabim i tillë kanë me dalë dhjetëra e qindra dëshmi pas ditës së sotme. Me dhjetëra ka kryer dhu.nime. Unë s’e di a është a jo. Me dhjetëra dh.unime kanë kryer. Me emra e mbiemra. Do të flas publikisht, do të sjellim emrat në seancë. Gje.nocidi serb ka ndodhur. A është ajo apo jo, ekspertizë s’mund t’i bëjmë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më tej se AKI-ja duhet të japë fjalën e saj.