Veshja tradicionale dhe gjërat në k okën e Leonora Jakupit marrin vëmendje (FOTO)

Leonora Jakupi ka vite që është emër i dëshmuar në botën e muzikës shqipfolëse.

Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin ‘Zëri i Drenicës’, ku kënga e parë ishte ‘Dallëndyshe dhe bukuroshe’, me të cilën edhe mbahet mend. Por, vit pas viti ajo tregonte dhe dëshmonte talentin e saj. Ndaj nuk u mjaftua me kaq dhe vazhdoi për të kënduar, kështu duke sjellë shumë këngë të bukura.

Reklame

Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ‘A vritet pafajësia’, e cila u lansua gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe armikut serb ndaj shqiptarëve. Por, nuk është kjo e vetmja këngë që e karakterizon atë si një patriote, edhe kënga e re me Gold Ag ka po të njëjtin karakter.

Aty ku edhe vetë Leonora në klipin e kësaj kënge, në pamjen e saj gërshëtoi elemente tradicionale të përziera me modernen.

Gjë që mund ta vëreni nga këto detaje të veshjes tradicionale që shihen edhe në kokën e saj./Kosovarja/.