Vetë vr asja e 13 vjeçares nga Gostivari, prokuroria heton motivet

Advertisment

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar po vazhdon hetimin për shkaqet e vd ekjes së vajzës 13 vjeçare nga Gostivari, trupi i pajetë i së cilës u gjet në shtëpinë e saj më 25 nëntor.

Edhe pse gjetjet fillestare menjëherë pas ngjarjes treguan se bëhej fjalë vetë vr asje, Prokuroria po vazhdon të hetoj motivet e vd ekjes.

Reklame

Përkatësisht, menjëherë pas incidentit, prokurori publik në detyrë pas inspektimit në vendngjarje ka dhënë urdhër për autopsi, nga ku u përcaktua se në trupin e të ndjerës ka lëndime të tjera që ngjasojnë se ajo mund të i përkiste ndonjë sekti të caktuar.

Për të konfirmuar këto indikacione, Prokurori i Përgjithshëm ka lëshuar urdhër për ekzaminime toksikologjike dhe analizë të materialit biologjik, si dhe urdhër për kryerjen e ekspertizës ndaj telefonit, respektivisht komunikimin përmes rrjeteve sociale të së ndjerës.

Për më tepër, Prokuroria Publike në Gostivar ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të kryejë kontroll e dhe krahasime me raste të ngjashme brenda dhe jashtë vendit, si dhe të zhvillojë bisedë me prindërit, shoqërinë dhe kuadrin arsimor në shkollën e së ndjerës./Alsat