Vetëdijesimi i qytetarëve çon drejt lehtësimit të masave (VIDEO)

Advertisment

Mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancës, test për qytetarët për përgjegjësi më të madhe. Virusi korona ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve.

Lehtësimi i masave kufizuese do të vijojë gradualisht, por kryesisht do të varet nga përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Autoritetet kompetente njoftuan se duke respektuar masat e miratuara, ne ngadalë do ta kthejmë jetën në normalitet. Nëse deri disa muaj më parë ishte e pamundur të imagjinohet se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme, sot kemi një situatë më ndryshe.

Reklame

Duket se numri e qytetarëve që janë larguar nga shtëpia pa maskë po bëhet gjithnjë e më i vogël. Qytetarët thonë se tashmë janë mësuar t’i mbajnë maskat mbrojtëse.