‘Vetëm 10 klube në botë mund ta blejnë Haaland, nuk jam një parazit’ Raiola ndez merkaton

“Maksimumi 10 klube mund ti lejojnë vetes të blejnë Haaland dhe t’i japin atij skenën që meriton pasi ka qenë në Dortmund … dhe katër nga ato klube janë në Angli”. Kjo është deklarata e Mino Raiolas, kur është pyetur për klientin e tij Erling Haaland, super-ylli i ri i futbollit botëror. “Është e qartë se të gjithë e shikojnë Erling si një nga ata yje të rinj të mundshëm të ardhshëm, sepse është e vështirë të bësh atë që ai bën në moshën e tij dhe në atë nivel”, shtoi ai duke folur për BBC. “Ai do të jetë një nga yjet e dekadës së ardhshme sepse ne shohim që njerëz si Ibrahimovic, Ronaldo dhe Messi po arrijnë një moshë ku të gjithë po pyesin: ‘Deri kur mund t’i shijojmë akoma?’ Kështu që të gjithë shikojnë brezin e ri”, shpjegoi Raiola.

“Unë nuk mendoj se ka një drejtor sportiv ose një trajner në botë që do të thoshte ‘nuk jam i interesuar’. Do të ishte si të thuash: ‘A ka ndonjë ekip të Formula 1 që nuk do të ishte i interesuar të kishte Leëis Hamilton?’” vazhdoi Raiola.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Menaxheri italo-holandez pastaj foli për një tjetër klient të tij më të famshëm, Zlatan Ibrahimovic: “Si mund të gjykoni nëse unë kam qenë një menaxher i mirë për Ibrahimoviç? I vetmi që mund të gjykojë është vetë Ibra. Lojtarët e mi nuk më quajnë një parazit dhe unë për këtë punoj. Më intereson vetëm si më quajnë lojtarët e mi”, u përgjigj Riola në një pyetje në lidhje me faktin se shumë e konsiderojnë atë një shtrydhës parash për klubet.

Raiola shkaktoi një trazirë në dhjetor kur, pak para një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve për Manchester United, sugjeroi që koha e Paul Pogba në Old Trafford mund të ketë mbaruar: “Unë sapo shpreha një mendim, nuk doja të krijoja probleme”, sqaroi Raiola. “Nuk mendoj se destabilizoi askënd, sepse ata kishin bërë një rrugë fantastike dhe madje ishin të parët, për një kohë, në kampionat,” përfundoi ai.