Vetëm dy dalje për shtetasit e Maqedonisë, aeroporti Shkupit me mesazh për qytetarët

nor

Tashmë shumë shtete kanë mbyllur kufijtë, si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit korona në vendet e tyre. Të njëjtën gjë e ka bë edhe Maqedonia e Veriut, duke mbyllur gjithë kufijtë, përveç pikës kufitare me Bullgarinë në Deve Bair dhe asaj në Aeroportin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Por, operatori i aeroportit në shtet TAV Maqedonia ka disa rekomandime për qytetarët e vendit, që të ruajnë higjienën. Ata sqarojnë se vendet për pastrimin e duarve tashmë janë vendosur në shumë vende të aeroportit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ata kërkojnë nga qytetarët që të informohen vazhdimisht për fluturimet përmes faqes së tyre zyrtare.

“Qytetarët tanë mund të realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm në vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroportin e Shkupit. Shtetasit e huaj të cilët vijnë nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë nuk mund të realizojnë hyrje në asnjërin prej këtyre vendkalimeve kufitare, gjegjësisht hyrja e tyre është e ndaluar”, kumtoi MPB-ja.

Ndryshe, MPB-ja sqaron se është duke u koordinuar me patrullimet e Inspektoratit shtetëror të tregut, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së.

“Apelojnë deri tek të gjithë qytetarëve në mënyrë të rreptë të përmbahen ndaj masave dhe drejtimeve të miratuara nga Qeveria lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa të gjithë personat fizikë dhe juridikë t’u përmbahen udhëzimeve të nëpunësve policorë. Të gjithë ata të cilët i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi Penal”, deklarojnë nga MPB-ja.

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se sot rreth orës 13:00 është arrestuar një pronar i hotelit në Gostivar, ndërsa shtatë kafene mbrëmë janë mbyllur nga Inspektimi i Tregut në Çair të Shkupit pasi që nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë që të mos punojnë. Qeveria dje miratoi vendim që të gjitha objektet hotelierike të mbyllen për mysafirët, ndërkaq restorantet mund të punojnë vetëm me porosi online.