Vetëm gjatë natës, 62 të arr estuar gjatë orës policore

97 qytetarë e kanë shkelur orën policore në 24 orët e fundit mes datës 8 dhe 9 prill, prej të cilëve 62 janë arr estuar dhe shoqëruar në polici, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

Për pjesën tjetër nga policia thonë se do të merren masat e duhura pasi kanë evientuar të dhënat e tyre.

Sa i përket izolimit, janë dhënë 65 vendime për izolim ndërsa 82 persona kanë firmosur deklaratë për vetëizolim, pohojnë nga MPB. Gjatë kontrolleve, 2 persona janë zbuluar se nuk po e respektojnë masën për izolim ose vetëizolim bëjnë të ditur nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se duke filluar nga dje, e mërkurë, 8 prill, kufizimi për lëvizje në gjithë territorin e vendit fillon në orën 16 dhe përfundon në 5 të mëngjesit.
Përjashtim bën fundjava, ku ora policore do të jetë pa ndërprerje, gjegjësisht fillon të premten në orën 16 dhe përfundon të hënën në orën 5 të mëngjesit./TV21