Vetëm për katër muaj janë mbledhur mbi 12 milionë euro nga taksat rrugore në Maqedoni!

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në katër muajt e parë të vitit 2021 nga pagesa në pikëpagesat rrugore ka mbledhur 12.150.185 euro. Për këtë periudhë, për përdorim të autostradave është paguar gjithsej është grumbulluar taksë e përgjithshme prej 10.732.244 automjeteve.

Nga atje informojnë se krahasuar me vitin 2019, në periudhën para fillimit të pandemisë kovid-19, mund të shihet se në katër muajt e parë të vitit 2021, përqindja e të ardhurave të gjeneruara nga stacionet e taksave në vend është rritur me 4.45 përqind. Në këtë mënyrë, numri i automjeteve që kaluan nëpër pikat pagesore në të njëjtën periudhë është ulur me 10.9 përqind në krahasim me katër muajt e parë të vitit 2019.

Reklame

“Fotografia më e mirë e pasojave të pandemisë mund të shihet përmes rënies së numrit të automjeteve që tranzitojnë në stacionet e pagesave edhe atë, nëse në vitin 2019, në 4 muajt e parë, të ardhura ishin grumbulluar gjithsej 11.908.915 automjete të të gjitha kategorive, për të njëjtën periudha të vitit 2021, është për 1.176.671 automjete më pak, gjegjësisht për shkak të të gjithë situatës, orës policore, kufijve të mbyllur dhe masave të ngjashme kufizuese, të ardhurat u grumbulluan nga gjithsej 10.732.244 automjete”, informoi Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Në fushën e mbledhjes elektronike të taksave, në periudhën janar-prill 2021, nga shitja e pajisjeve elektronike, rimbushjet dhe biletave të VT është grumbulluar përfitim në vlerë prej mbi 2 milion euro. Gjatë kësaj periudhe, janë shitur gjithsej 2.294 pajisje elektronike, ose 1.233 kartela M-Smart dhe 1.061 pajisje M-Tag. Që nga fillimi i mbledhjes elektronike të taksave, deri më 30 prill 2021, janë shitur gjithsej 23.759 pajisje elektronike, nga të cilat 15.060 janë kartela M-Smart dhe 8.699 janë pajisje M-Tag.

Rritja e të ardhurave nga pagesa e taksave në pikat pagesore kundrejt numrit të zvogëluar të automjeteve është për shkak të lëshimit në përdorim të stacioneve të reja të taksave përgjatë Korridorit 10, por edhe për shkak të përqindjes së lartë të mbledhjes së kësaj pagese nga drejtuesit e automjeteve. /Meta/