Vetëm sot, mbi 700 persona të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Advertisment
HTML Image as link

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 782 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 267, Strumicë – 151, Kavadar – 54, Prilep – 43, Manastir – 40, Kumanovë -29, Vallandovë – 23, Shtip – 22, Negotinë – 15, Veles dhe Ohër nga 14, Koçan – 13, Kriva Pallankë – 12, Vinicë – 11, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 9, Sveti Nikollë dhe Delçevë nga 8, Gostivar – 7, Kërçovë dhe Probishtip nga 5, Demir Kapi – 4, Radovish, Krushevë dhe Makedonska Kamenica nga 3, Bogdanci dhe Kratovë nga 2, Strugë, Resnje, Berovë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Dojran nga 1.

Reklame

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.814, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 134.653, numri i vdekjeve është 4.992, ndërsa numri i rasteve aktive 13.169.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 6.124, Kumanovë 968, Manastir 829.