Një veteran i luftës së fundit ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me COVID-19.

Ka thënë se është në ditën e pestë dhe ka shumë temperaturë. Shkaku i virusit, ka treguar se edhe i ka humbur vetëdija dhe ka bërë thirrje për kujdes.

“Jam i infekruar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, ka thënë ai.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 236persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

 

02.08.2020 Covt 19

Gepostet von Zekri Agushi am Samstag, 1. August 2020

SHARE
Previous articleTë martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi