Vetëvendosje konfirmon dorëheqjen e Konjufcës

Advertisment

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”, është shprehur Bahtiri.

Reklame

“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosovën.

Nga VV’a gjithashtu ka folur edhe Arbërie Nagavci lidhur me formimin e qeverisë ditën e hënë.

E pyetur për raportimet se a është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje, Nagavci është përgjigjur shkurt për këtë.

“Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti”, tha ajo për KosovaPress

Duket se partitë kanë arritur një marrëveshje tashëm. Kjo sepse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjufca, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, do të bëhet shef i diplomacisë së Kosovës.

Nënkryetari i VV’së do të marrë postin e ministrit të Jashtëm, ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj.

Në vend të Konjufcës, në krye të Kuvendit, pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK’së për kryeministre të Kosovës.