Vetëizolohet Luta, ja arsyeja

Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se që nga mbrëmë është vetizoluar, pasi që ka qëndruar në një ambient me personin që doli se është i prekur nga koronavirusi. Haziri ka shkruar në Facebook se komuna të cilën ai udhëheq ka marrë veprime konkrete për parandalimin e virusit.

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus. Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor, ka shkruar ai.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Haziri thotë se të gjithë personat që kanë qenë në ambient të njejtë do të ju nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, ti nënshtrohen testeve dhe vetizolimi. Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete. Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi, shkroi Haziri.