Vetura bie nga kati i tretë, dy të vdekur (video)

Prodhuesi kinez i makinave elektrike Nio thotë se dy persona humbën jetën kur një nga automjetet e saj ra nga kati i tretë i selisë në Shangai.

Një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere vdiqën në aksident.

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 17:20 me orën lokale, tha firma. Personat që humbën jetën ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa, transmeton tv21.tv.
Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë.

Zona e katit të tretë nga ku ra makina është përshkruar në mënyra të ndryshme si një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking makinash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti).

Ndihemi shumë të pikëlluar për këtë aksident dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella kolegëve dhe punonjësve tanë partnerë që humbën jetën. Është ngritur një ekip për të ndihmuar familjet”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.