Vetura del nga rruga lëndohet rëndë shoferi nga Çellopeku i Tetovës

86
#

Në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovi, tek ura në fshatin Radiovcë të Tetovës, 32-vjeçari A.B. nga fshati Çellopek i Tetovës, rreth orës 02 e 50 minuta, duke drejtuar veturën ,,Folkcvagen Golf,, me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj veturës me ç’rast ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me mburojën metalike të urrës.

I njëjti është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore, kurse inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.