Vetura e Albin Kurtit përfshihet në një aksident (FOTO)

55

Pak minuta më parë, nga mediat nga Tirana u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte g oditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive të medias bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.