Vetura përfundon në bodrumin e një objekti në ndërtim, një person i lënduar lehtë

Advertisment

Në një aksident automobilistik që ndodhi sonte rreth orës 21:30 afër urës së re në lagjen Dutlok, vetëm një person fatmirësisht u lëndua lehtë. Kamera jonë regjistroi aksidentin dhe nga ajo që vumë re nga përplasje mes dy automjeteve njëri automjet kishte përfunduar në bodrumin e një objekti në ndërtim.

Sipas informacioneve fillestare të policisë, drejtuesit e automjeteve ishin vetëm gjatë aksidentit, dhe vetëm njëri prej tyre pësoi lëndime më të lehta, e që u la i lirë pasi mori trajtim mjekësor.

Reklame

Gjatë vitit të kaluar 2020, në Gostivari u regjistruan gjithsej 226 aksidente trafiku, që është 99 aksidente më pak krahasuar me vitin e kaluar 2019. Numri i aksidenteve me të lënduar rëndë është 36, aksidente me lëndime trupore 66, ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet është 4.

Më shumë se gjysma e aksidenteve (120) përfunduan vetëm me dëme materiale, ndërsa ata që pësuan më së shumti ishin shoferët .