#

Banorët e Dibrës akuzojnë se Komuna po manipulon opinionin në këtë qytet. Sipas tyre, Zjarrfikësit e Dibrës kanë marë dhuratë një makinë dhe pajisje tjera nga Agjencia për konfiskimin e mallrave, të cilat i “reklamon” si investim.

“Më pas kjo dhuratë është prezantuar si investim nga buxheti i komunës në vlerë prej 10 mijë eurove, gjë që nuk është aspak e vërtetë”, thotë një këshilltar opozitar në Dibër.

Edhe vetë drejtori i Agjencisë për administrim të pronave të konfiskuara, Faton Asani, konfirmon se kjo Agjenci ia ka dhuruar komunës veturën në fjalë dhe se ajo nuk është investim i komunës.

“Po, ne e kemi dhuruar. Këtë e dinë edhe dibranët edhe institucioni të cilit ia kemi dhuruar”, ka thënë Asani.

Nga komuna Dibër nuk ka ndonjë reagim, por pritet gjatë ditës.