Vexhi Islami nga Tetova, bëhet pjesë e akademisë së futbollit të FC. St. Gallen

Advertisment

Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Tarashaj! Këto emra nuk janë të njerëzve të rëndomt, por janë emra të futbollistëve shqiptarë që kanë qenë dhe janë reprezentues të Zvicrës.

Për shqiptarët në çdo cep të botës ishte krenari kur dëgjohej nga zëri komentuesve që Xhaka e Shaqiri me shokë shënuan gol ndaj kundërshtarëve dhe me theks të veçantë kur në gjuhë të ndryshme thuhej se janë me kombësi shqiptare.

Reklame

Shqiptarët në Zvicër nuk kanë të ndalur siç thotë populli ‘sebep’ për me u bë diçka dihet me pas, e pikërisht janë këto emra të lartpërmendur që prindërit I motivojnë që fëmijët e tyre në Zvicër të merren me sport e një ndër to që sot ka patur sukses është edhe futbollisti Vexhi Islami që ekskluzivisht në një bisedë për “KohaNews” rrëfen tregimin babai i futbollistit Besar Islami.

“Për çdo prind kur fëmija arrin rezultate, është një krenari e veçantë sidomos kur je në vend të huaj. Ashtu siç për mua është kujdesur prindi im që unë të arrij në jetë e me gjithë mundin e dhënë nga ana e tij edhe pse kemi ardhur në mërgim këshillat e tij nuk ndalen. Djali im Vexhiu karrierën e tij futbollistike e ka nisur që në moshën 5 vjecare ka lindur me 14 qershor të vitit 2010.

Kohë më parë u mbajt një kamp ku bëhej përzgjedhja e futbollistëve të rinj nga ana a FC St.Gallen, gjegjësisht kush prej futbollistëve kalonte parametrat e trajnerëve që do ti vëzhgonin do të kalonte zyrtarisht në këtë klub.