VIDEO/ Adi Krasta parkon makinën te ‘Komuna e Parisit’ dhe i ndodh e papritura: Pse mua?

Rrëfimi i Adi Krastës në A Show, në Syri Tv, mbi eksperiencën e tij sot te lagjja “Komuna e Parisit në Tiranë”.

Në një rresht veturash, vetëm njëra prej tyre, makina e moderatorit merr gjobë.

Polici bashkiak kishte parë të udhës të gjobiste vetëm automjetin e Krastës, ndërkohë që makinat e tjera nuk preken.

Këtë ngjarje personale Adi Krasta e ka ndarë me shikuesit e programit të tij A Show në Syri Tv.

***

“Sot do ta filloj programin me një ngjarje personale. Paradite mu desh që të parkoja makinën në një rrugët e Komunës së Parisit, ishte një rrugë e re. Përveç veturrës time, ishin edhe shumë të tjera.

Pak minuta më vonë, shkoj të marr makinën dhe shoh që më kishin gjobitur. Polici bashkiak, Renato Mitra, do të duhet të kishte menduar diçka, që në të gjithë atë rrugë të gjatë me thuajse 15 makina, prej tyre kishte vendosur të gjobiste vetëm makinën time.

Nuk jam kundër gjobave, madje jam pagues i menjëhershëm i gjobave kudo që qëllojnë. Por më bëri të mendoj: Që, mbasi një qyteti mund t’i mbytet frymëmarrja, mund të bëhet e pamundur t’i japësh veturës nëpër rrugët e tij, mund të bëhet plotësisht e pamundur të parkosh veturat në rrugët afër trotuareve të tij, por nuk është fare e pamundshme dhe e parealizueshme që qytetarët t’i ngopësh me gjoba.

Kështu që, m.q.s zotëria do të gënjente duke thënë se nuk është e vërtetë pretendimi që bën ti, unë i bëra disa fotografi, në një rresht veturash gjobitet vetëm njëra.

Do të duhet ndoshta të ndryshojmë Tiranën”.