Video ekskluzive nga grupi i Kumanovës, momenti kur e sulmojnë pikën e Goshincës (VIDEO)

Advertisment

Në redaksinë e Gazetës Express – Maqedoni ka ardhur një video ku shihen pjesëtarët e grupit të Kumanovës kur sulmojnë pikën kufitare të Goshincës para 9 majit të vitit 2015, si dhe pjesëtarët e armatës së Maqedonisë së Veriut të lidhur dhe të shtrirë për toke, shkruan Gazeta Express.

Më 9 maj në Kumanovë u zhvilluan luftime të ashpra në mes grupit të Kumanovës dhe policisë së Maqedonisë, ku mbetën të vrarë 10 persona nga grupi i Kumanovës dhe 8 pjesëtarë të policisë.

Reklame

Që nga ajo kohë, grupi i Kumanovës po vuan dënimin në burgjet e Maqedonisë. Shumica prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm. Ende nuk ka ndodhur një hetim real për këtë ngjarje. Shumë politikanë kanë kërkuar që ketë hetim ndërkombëtar më të hollësishëm./GazetaExpress/

Kërkojmë falje për shprehjet eksplicite në video.

Më poshtë e keni videon e plotë: