Video me ambasadorin e huaj, reagon zv.ministrja shqiptare

63

Zëvendëministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar mbrëmjen e kësaj të premteje për të gjithë zërat për përfshirjen e saj në një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Kuko përmes një postimi në Twitter, e cilëson paturpërsi përfshirjen e emrit të saj në “betejën” me ambasadorët.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”