Video/Pasi fshiu të gjitha postimet, Dua Lipa rikthehet në Instagram

46

Pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i habiti ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi fshiu çdo postim që ka patur në Instagram.

Gjithashtu ajo hoqi edhe foton e saj të profilit në këtë rrjet social. Por ditën e sotme ajo ka publikuar një video të shkurtër ku shfaqet mjaft sensuale duke kërcyer në një karrike. Krahas videos ajo ka shkruar “Ju kisha munguar?”.

Duket se së shpejti ajo do të prezantojë një projekt të ri. Nuk dihet nëse do të jetë kënga e saj e radhës apo diçka tjetër që ajo ka rezervuar për fansat e saj.

Kujtojmë se burime pranë Lipës u shprehën për mediat e huaja, se fshirja e çdo postimi nga Instagrami ishtë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pikërisht ndaj projekteve të reja të Duas, e mesa duket ajo e ka nisur diçka të tillë.

Sa i përket jetës private, Dua aktualisht është në një lidhje me vëllain e motrave super-modele, Hadid, Anwarin./Opinion.al/