Video: Spektakël në Dortmund, Bayerni del fitimtar me vuajtje

Advertisment

Bayerni Munchen ka fituar klasikën ndaj Borussia Dortmundit në transfertë me rezultatin 2-3. Kampionët e Gjermanisë vuajtën, por në fund dolën me pikë të plota. Diferencën e bëri klasi i futbollistëve të sulmit.

Takimi nisi më mirë për Dortmundin që realizoi golin e parë pas një aksioni fantastik të Reus. Kapiteni dërgoi topin në rrjetë për 1-0 në minutën e 45′. David Alaba iu përgjigj me një supergol nga një goditje dënimi në të 45’+4′ për 1-1.

Reklame

Kimmich u dëmtua në pjesën e parë duke lënë fushën në lot. Mbrojtësi pritet të mungojë gjatë, ndërsa frika është e madhe te Bayerni dhe te kombëtarja e Gjermanisë. Ndërhyrja e gabuar kundrejt Haaland i kushtoi shumë shtrenjtë lojtarit.

Lewandowski gjeti golin e avantazhit në pjesën e dytë. Ai fitoi një duel me kokë ndaj Hummels për 1-2. Goli i tretë u shënua nga Sane i cili me klas mposhti portierin kundërshtar. I njëjti klas u përdor dhe nga Haaland për të ngushtuar diferencën për 2-3. Për t’u theksuar se Lewandowskit iu anuluan 2 gola në ndeshjen e sotme.