Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë (video)

Një ditë e gjysmë që kur zjarri kaploi qendrën modulare në Tetovë, në rrjetet sociale po qarkullon një video për të cilën thuhet se është nga momenti i parë se si ka shpërthyer zjarri në Qendrën Covid në Tetovë.

Por, realisht videoja nuk është në Tetovë, por në një Covid spital në Vadodara, të Indisë. Shpërthim i zjarrit që shihet ka ndodhur në gusht të vitit 2020 në Indi.

Qyteti ndryshe njihet edhe me emrin Baroda, qytet i tretë më i madh që gjendet në Indi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, koordinatori i Qendrës Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se të gjitha regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën covid të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë.