Vihet në pranga shtetasi i Maqedonisë, tentoi të merr pjesë në lu ftën e Sirisë

Prokuroria për kr im të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën pe nale, pjesëmarrje në ushtri, polici, formacion paramiltar të huaj.

Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që të trajnohet për të marrë pjesë në lu ftën e Sirisë, personi në fjalë ka lëshuar territorin e vendit dhe me autobus ka mbërritur në Turqi.
Gjatë udhëtimit ka kontaktuar me persona të cilët kanë qenë të lidhur me islamin radikal në zonat e rrezikuara në Siri.
Autoritetet turke kanë arritur të kapin personin në fjalë derisa ai po tentonte të kalonte kufirin turko sirian me një pasaportë false të Italisë.

Reklame

Personi në fjalë është ekstraduar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Prokuroria ka caktuar 30 ditë parabu rgim për të dyshuarin./Alsat