Vijojnë punësimet e maqedonasve duke u deklaruar si shqiptarë (foto)

Advertisment

Portalet në gjuhën maqedonase kanë vijuar të nxjerrin dokumente tjera të konkurseve në prag të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Por, ajo që bie në sy në këto konkurse janë emrat maqedonas të atyre që kanë konkurruar, por që nga përkatësia janë deklaruar shqiptarë.

Reklame

Ky trend ka vazhduar me të madhe duke zënë kuotën e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione, kështu që në këtë mënyrë për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve.

Së fundi ka ndodhur edhe me pranimin e 10 të punësuarëve zjarrfikës në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Nga 10 të pranuarit, vetëm një është shqiptar me emër e mbiemër, ndërsa 6 të tjerë janë deklaruar si shqiptarë.

Portali infomax.mk ka shkruar se 6 fituesit e vendit të punës janë maqedonas të pastër me emër e mbiemër, por që janë shkruar si shqiptarë, për të përfituar sipas përfaqësimit adekuat.