Vijon zhvillimi i Banjes te Tetoves

Advertisment

Në kuadër të programës për financimin dhe përkrahjen e zhvillimit rural, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Agjencionin për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, filloi implementimin e projektit për ndërtimin e vendit për piknik në lokalitetin e njohur si Banja e qytetit. Projekti përfshin rregullimin e rrugës për qasje deri te ky vend, rregullimin e shtratit të lumit, rregullimin e burimeve termo-minerale dhe vendosjen e pajisjeve urbane. Projekti është me vlerë 23.104.692 denarë me TVSH! ✅

Reklame