Vï ktimat nga shp ërthimi i bombolës së gazit në fshatin Ramanli janë shqipëtar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ramanli të Kumanovës. Siç mëson gazeta LAJM, nga zjarri që ka rënë në një shtëpi, dy fëmijë dhe nëna e tyre kanë humbur jetën ndërsa edhe 7 familjarë tjerë janë të lënduar.

Gazetari ynë, Amir Idrizi ndodhet në terren dhe ka biseduar më dëshmitarët okular, të cilët i kanë thënë se, zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Rastin e kanë konfirmuar nga policia e Kumanovës. Ndërkohë, nga Spitali i Kumanovës kanë njoftuar se 6 personat me djegie të rënda, për shkak të seriozitetit të plagëve janë nisur drejtë Qendrës Klinike në Shkup.

Reklame

Aktualisht një prokuror dhe një ekip i policisë po kryejnë inspektime në terren. /Amir Idrizi, Gazeta LAJM