‘Viktimën e parë të Koronavirusit nga Kumanova e kam njohur personalisht’

Advertisment

Elena Stefanovska është udhëheqëse e popullarizuar maqedonase nga Kumanova, që tani jeton në Shkup. Ajo ka folur për ditët në vetëizolim gjatë epidemisë së Koronavirusit, transmeton Gazeta Lajm, kurse për viktimën e parë në Kumanovë thotë se është e njohur e saj. Ka folur edhe për familjarët në Kumanovë.

“Çdo ditë komunikoj me ta, vazhdimisht më këshillojnë të qëndroj në shtëpi. Edhe ata janë në panik në krejt këtë situatë duke pritur të përfundojë sa më shpejtë. Shpreh ngushëllime të sinqerta edhe për viktimën e parë që e kam njohur personalisht. Ishte tezja e një shoqes sime të afërm”, ka deklaruar Stefanovska.