Virologu: Ky është dimri i fundit me Covid ja 5 këshilla si të veproni

Advertisment

“Po afrohemi në atë që do të jetë stina e dytë dhe besoj e fundit për sezonin vjeshtë-dimër, kur ne bashkëjetojmë me Covid-19.

Gjërat që kemi në dorë janë pak dhe të ditura tashmë”. Kështu ka bërë me dije virologu Guido Silvestri, docent në “Emory University” në Atlanta të SHBA-së.

Reklame

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook mjeku thekson 5 gjëra që duhen patur parasysh në stinën e ftohtë.

Të vazhdojë kontrolli i qarkullimit të virusit përmes testimit, gjurmimit dhe trajtimit.
Të përgatitet sistemi mjekësor dhe strukturat spitalore.

Të limitohet përhapja e infeksionit përmes higjienës personale, distancimit fizik dhe përdorimit të maskave në ambiente të mbyllura
Të kryhet vaksinimi kundër gripit pa u marr shumë me histori të ndryshme.

Të përpiqemi të arrijmë në kohë përdorimin e antikorpeve të monoklonuara për përdorim terapeutik dhe profilaktik për personat në rrezik dhe punonjësit e shëndetësisë./Opinion.al