Virusi kinez ndikon edhe në bursat evropiane

Advertisment

Tregjet e aksioneve evropiane përfunduan sot me rënie, të pènalizuara nga shqetësimet për përhapjen e virusit nga Kina, si edhe nga kërcënimi i taksave amerikane për veturat evropiane.
Virusi kinez ndikon edhe në bursat evropiane
Eurostoxx humbi me 0,51 %.

Për sa i përket vlerave, sektori i automobilave pësoi rënie pas parashikimeve poshtë pritshmërive të Daimler-it ( minus 2,12 %) dhe kërcënimeve nga Donald Trump.
Volkswagen humbi 1,19 %, Renault 0,84% dhe Peugeot 0,49%.

Reklame

Për sa i përket indekseve, vetëm tregu i aksioneve zvicerane u rrit me 0,10%.
Koronavirusi, një sëmundje e ngjashme me SARS, ka vrárë 17 dhe është sëmurë të paktën 532 njerëz në të gjithë botën përfshirë në Tajlandë, Japoni, Tajvan, Korenë e Jugut dhe SHBA që rastet e para u raportuan në Wuhan në fund të dhjetorit.

Shqetësimi ndërkombëtar është rritur me zbulimin se virusi përhapet jo vetëm nga kafshët te njerëzit, por midis njerëzve. Përhapja e saj duket se po rritet me shpejtësi me disa që vlerësojnë se deri në 10 000 veta në Kinë tashmë janë të infektuar.