Virusi kinez, shqiptarët të kenë kujdes me porositë online nga Kina

Advertisment

Viti 2020 nuk ka filluar mirë për kinezët. Virusi vdekjeprurës , “Koronavirus” ka marrë shumë jetëra në Kinë.

Përveç në Kinë, ka pasur raste edhe në Evropë e kontinentet tjera, transmeton Indeksonline.

Reklame

Duke e ditur se tregu kinez është ndër më të mëdhenjtë sa i përket shitjeve online, qytetarët e Kosovës po ashtu duhet të kenë kujdes.

Edhe pse ende nuk është një trend i madh blerja online nga faqet si ‘Ali Express’ ‘Wish’ e ‘Amazona’, qytetarët e Kosovës kanë filluar që ta përcjellin trendin botëror të blerjeve online.

Disa sugjerime se si qytetarët mund të mbrohen nga përhapja e këtij virusi në Kosovë.

Fillimisht të inspektohen dhe dezinfektohen të gjitha lloje të mallrave të importuara nga Kina.

Kjo duhet bërë sidomos tek produktet ushqimore dhe tekstilit. Po ashtu preferohet që qytetarët kur pranojnë këto produkte të kenë maska mbrojtëse dhe doreza.

Sipas një statistike të ASK, 22.7 përqind e qytetarëve kanë blerë gjëra online nëpërmjet internetit.

Virusi kinez është virus që mund të bartet nga një person në tjetrin. Deri më tani vetëm në Kinë kanë vdekur mbi 40 persona nga ky virus dhe janë konfirmuar mbi 1200 raste në Kinë.

Kurse në Evropë, tri raste janë konfirmuar në Francë. Ndërsa disa raste po dyshohet të jenë edhe në Britani të Madhe./Indeksonline/