Virusi Korona do të ndryshojë sjelljen e njerëzve (VIDEO)

Ndikimi negativ i pandemisë COVID-19, në gjendjen psikologjike të qytetarëve, do të vërehet edhe pasi kjo situatë të kalojë. Pas masave rigoroze të vendosura nga të gjitha shtetet e botës në mesin e të cilave edhe ora policore apo distanca sociale, qytetarët do të ndryshojnë sjelljen e tyre, vlerësojnë ekspertët e fushës së psikologjisë dhe sociologjisë.

Profesori i psikologjisë, Lulzim Murtezani, thotë se kategoria që do të ndiejë më së shumti pasojat e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 edhe pasi e njëjta të ketë kaluar, do të jenë qytetarët që kanë humbur vendet e punës.