Virusi Korona e hëngri gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Teksa pija kafen sot në njërin nga lokalet e katundit, ia mbërriti policia e shtetit. Njëri ishte maqedonas, tjetri shqiptar, ky i fundit më përshëndeti miqësisht dhe hyri brenda. Pas disa minutave dolën dhe ikën. Pronari i lokalit doli i nevrikosur në terracën e lokalit me dy tavolina, “përditë rregulla të reja dhe nuk u intereson fare se ne mezi e nxjerrim bukën e gojës”.

U ul të tavolina ime me një letër në dorë dhe bëri sikur po lexonte protokolin për hapjen dhe funksionimit të kafiterive. I hodha një sy letrës, ç’me pa, teksti ishte në çirilicë.

Reklame

E rrotullova pas, bardhë. Cërvica 100% shqiptarë, Kërçova rreth 70% shqiptarë, asnjë shkronjë shqip. Ndërkohë po përktheja në shqip një udhëzim të Qeverisë Gjermane, mbase i 20-ti që nga fillimi i pandemisë, e cila kujdeset që çdo qytetar në Gjermani të mund t’i kuptojë udhëzimet qeveritare dhe të përballet me situatën e krijuar.

Pronarit të lokalit nuk i thashë asgjë, as ai nuk e vazhdoi më tej, por e kuptuam në heshtje njëri-tjetrin. Sot, numri zyrtar i të infektuarve 101…

(Arbër Çeliku)