Virusi korona liderët politik në takim tek Spasovski

Liderët e LSDMsë, VMROsë, BDIsë, BESAs, PDSHsë, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot në orën 13, siç paralajmëruan nga Qeveria do të kenë koordinim me kryeministrin Oliver Spasovski liodhur me realizimin e masave qeveritare për përballje me koronavirusin.

Partitë politike deri sot në mesnatë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare , të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me afatin, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor për aktivitetet në prag të zgjedhjeve.

Reklame

Nga Qeveria në brifingun për media kanë theksuar se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht.

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministër të Shëndetësisë dhe për një orë t’i ngritni kallëzim pe nal se e rrezikon shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë.

 

Në këto kushte të kësaj krize, secili i cili do të kalkulojë për politikë, për pikë politike, sensacion dhe çfarëdo tjetër në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, apo dikush të ndërtojë fatin e tij në fatkeqësinë e tjetrit është i destinuar në dështim”, kanë thënë nga Qeveria.

Për takimin e liderëve të martën konfirmoi edhe lideri i VMROsë, Hristijan Mickoski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se nuk mund të thuhet nëse do të mbahen zgjedhjet. Në pajtim me afatet, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 23 mars.